SHPËRNDAJE

Ndeshja e gjashtë dhe ndoshta e fundit në serinë finale të “playoff” të ligës më të fortë të basketbollit në botë do të jetë edhe më e nxehtë.

Toronto Raptors është një fitore larg titullit të parë në histori të NBA-s gjersa për të tretën herë radhazi e synon Golden State Warriors.

Kjo e fundit ka bilanc prej dy fitoreve gjersa Raptors kanë fituar tri herë ndërsa për titullin e kampionit duhen katër triumfe.

Megjithatë, gjatë ditës së djeshme është shënuar një rekord sa i përket çmimit të një bilete në parket.

Një fans i “Luftëtarëve” ka paguar rreth 70 mijë dollarë gjersa për dy vende në parket ka paguar në total 138574 dollarë.

Ndryshe, takimi mes këtyre të dyja skuadrave do të zhvillohet nesër, me fillim në ora 03:00.