SHPËRNDAJE

Omega3

Acidet yndyrore Omega 3 mund ta zvogëlojë rrezikun e vdekjes nga sëmundje të ndryshme për më shumë se 18 për qind, tregon një studim i ri, i botuar në revistën “American Journal of Epidemiology”.

Gjatë një studimi ku ishin pjesë 70000 personave në një periudhë prej pesë vjetësh, studiuesit ndoqën shprehitë e tyre të të ushqyerit dhe llojin dhe sasinë e suplementeve që i marrin ata, dhe në lidhje me shkallën e vdekshmërisë.

Kur i krahasuan pjesëmarrësit që kishin marrë acide yndyrore Omega 3, ose që kishin ngrënë rregullisht peshk me pjesëmarrësit të cilët nuk kishin marrë suplemente dhe rrallë kishin ngrënë peshk, erdhën në rezultate të mahnitshme.

Konsumi i rregullt i peshkut ose marrja e suplementeve të acideve yndyrore Omega 3 e zvogëloi rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e ndryshme me 18 për qind dhe rrezikun e vdekjes nga kanceri me 23 për qind.

Për acidet yndyrore Omega 3 tashmë dihet që e kanë një efekt të shkëlqyeshëm në shëndetin e të gjithë organizmit, dhe ky hulumtim e mbështet teorinë që ato e zgjasin jetën. Acidet yndyrore Omega 3 kanë efekte antiinflamatore, ndërsa inflamacionet kronike në trup mund të shkaktojnë sëmundje të zemrës dhe sistemit të enëve të gjakut dhe kancere të ndryshme.

Mënyra më e mirë për marrjen e acideve yndyrore Omega 3 është përmes peshkut të yndyrshëm, si toni, salmoni apo sardelet, mjafton që ato të merren tre-katër herë në muaj.