SHPËRNDAJE

Diell

Rrezet e diellit kanë një ndikim të rëndësishëm në organizmin tonë, një nga produktet e tij më të rëndësishme është aktivizimi i vitaminës D në diell organizmin tonë, e cila është përgjegjëse për shëndetin e kockave, trurit dhe imunitetin.
Por, të marrit rreze dielli është e shëndetshme edhe për ndikimin që kanë ato në vetvete nëpërmjet ndërveprimit me qelizat tona të lëkurës. Disa nga efektet e shëndetshme të diellit janë;

Përmirësim i gjendjes shpirtërore duke çliruar endorfinë.

Mbrojtje nga simptoma të sklerozës së shumëfishtë.

Çlirim të monoksidit të azotit NO, i cili mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme dhe ndihmon elasticitetin e enëve të gjakut.

Ndihmon disa sëmundje të lëkurës, si psoriaza, dermatiti.

Çlirojnë melatoninë dhe kontribojnë në rregullimin e bioritmit nëpërmjet syrit, duke goditur retinën.

Siç duket rrezet e diellit kanë një rëndësi të veçantë në trupin e njeriut prandaj, mos ia kurseni vetes këtë ilaç që, për më tepër, është falas.