SHPËRNDAJE

Pronarët e Industrisë së Duhanit në Bujanoc, pronë e së cilës është edhe restaurantit “Jezero (Liqeni)” janë në bisedime për shitjen e objektit dhe parcelës përcjellëse me biznesmenin e njohur shqiptarë i cili ndër të tjera merret edhe me hotelieri. Kanë bërë të ditur mediat lokale në gjuhën serbe, nga burimet mir të njohura lidhur me rastin. Dy palët janë shumë afër të bien në ujdi për çmim që ende mbahet sekret.

Drejtori i Industrisë së Duhanit Bogolub Tomiç kategorikisht është duke e kundërshtuar këtë transaksion për shkak të faktit se e gjithë zona përreth liqenit të Bujanocit dhe vet restorantit, e cila është në pronësi të Industrisë së Duhanit sipas tij është e vlefshme si simbol i sërbëve në Bujanoc.

Para procesit të privatizimit edhe vet Tomiq ka marrë oferta për shitjen e restaurantit “Jezero (Liqeni)”, por as që i ka shkuar ndër mend ta bëjë një gjëtë të tillë. Megjithatë, ai tani i ka duart e lidhura, sepse pronarët e kompanisë disponojnë më pronën e sajë, kanë bërë të ditur bashkëbiseduesit e këtij portali. Blerësi potencial njihet si biznesmen serioz që meret me veprimtari të ndryshme, mes tjerash edhe me hotelieri.

Nga ana tjetër dy vite më parë kontratë me shtetin rreth blerjes së Industrisë së Duhanit në Bujanoc ka nënshkruar Rade Basta drejtor aktual i Ndërmarrjes Publike të Ngrohtores së Beogradit.

Pronari zyrtar i Industrisë së Duhanit është Qumshtorja e Sremit e cila gjithashtu është e ndërlidhur me Bastën. Restoranti “Jezero (Liqeni)”, i cili është hapur në vitin 1988/89. që ka qenë një ndër vendet më të preferuara jo vetëm për Bujanocasit ka disa vite që është mbyllur dhe nuk funksionon.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Privatizimit, restoranti është 434 metra katror me sipërfaqe prej 2566 metra katrorë. Presheva.com ka mësuar se jo shum larg restaurantit përskaj rrugës që shpien për te Liqeni shqiptarët kanë filluar që ti blejnë pushimoret përskaj rrugës, të cilat kohë më parë pothuajse 100% ishin pronë e sërbëve.

Një nga këto parcelat si dhe shtëpia e cila shfrytëzohet si pushimore qysh para 10 viteve është blerë nga një mjek shqiptarë i komunës së Bujanocit./presheva.com/