SHPËRNDAJE

Mario Balotelli vazhdon me avazin e vjetër. Ai u ka thënë të gjithë kritikëve …
Sulmuesi i Liverpoolit, Mario Balotelli, vështirë se do të mbledh mend ndonjëherë. Ylli italian nëpërmjet një video të postuar në Instagram u ka thënë të gjithë kritikëve: Mbylleni gojën”.

“A po me njihni?” thotë Balotelli nënjë video të çuditshme të postuar në Instagram. “A ke folur ndonjëherë personalisht me mua?” A e di çfarë kam kaluar në jetë?” “Ti vetëm më ke parë duke luajtur në fushë, kështu që mbylle gojën njerëz!”

Ish sulmuesi i Interit, Milanit dhe Manchester Cityt ka shënuar vetëm katër gola për ekipin e Brendan Rodgersit në 24 ndeshjet e zhvilluar deri më tani.

https://www.youtube.com/watch?v=l8DuPl6geeg