SHPËRNDAJE

Rezultatet e testeve pranuese për regjistrim në shkollat e mesme në tërë territorin e Serbisë do të publikohen në fillim të muajit korrik.

Ministria e arsimit do të bëjnë radhitjen e nxënësve pastaj ajo listë dorëzohet në shkolla ku edhe publikohen për nxënësit, ka thënë kështu në intervistën për preshevacom, drejtori i Shkollës së mesme teknike Presheva në Preshevë, Telat Arifi.

Sipas Arifit lista preliminare e nxënësve semimaturant që i janë nënshtruar provimeve pranuese për shkolla të mesme tani është publikuar në shkollat fillore./presheva.com/