SHPËRNDAJE

Emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, do ta vizitojë Kosovën.

Mësohet se Grenell do të qëndrojë në Prishtinë të enjten, më 23 janar.

Zëdhënësi i Zyrës së Grenellit në Berlin e ka konfirmuar për Gazetën Express se diplomati do ta vizitojë Kosovën të enjten më 23 janar, por nuk ka dhënë më shumë detaje se për çka saktësisht Grenell do të vijë në Kosovë.

Zyrtari amerikan gjatë qëndrimit në Kosovë do të takohet me liderët shtetëror.

Njëkohësisht, edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se pret që i dërguari special i i Donald Trumpit ta vizitojë Beogradin në ditët në vijim.

Vuçiq e tha këtë pas takimit në Davos të Zvicrës me këshilltarin presidencial të Amerikës për Sigurinë Kombëtare Robert O’Brien, të cilit i, kërkoi një mirëkuptim më të madh të pozitës së Serbisë dhe e falënderoi atë që siç tha Vuçiq “ishte gjithnjë i gatshëm për të dëgjuar argumentet e palës serbe”.