SHPËRNDAJE

Lugina e Preshevës duhet ti bashkohet Republikës së Kosovës pa cunguar asnjë pëllëmbë të tokës.

Dëshira e kahmotshme e të gjithë shqiptarëve kudo që janë është e vështirë të realizohet tani duke njohur një Serbi prej përvojave që kemi ka thënë kështu për portalin preshevacom, Rifat Jashari, përfaqësuesi i familjes Jasharaj në Prekaz.

Këto deklarata ai i ka bërë gjatë takimit që kishte me ish presidentin e Kroacisë, Stipe Mesiq.

Rifat Jashari thotë se kam me ua la këmbët e me u pi ujin atyre që premtojnë se do ta bashkojnë Luginën me Kosovë por pa cunguar territore. Tu e njoft Serbinë unë besoj se mu arrit kjo gjë siç po e thonë drejtuesit e institucioneve të Repubikës së Kosovës është shumë e rëndë mu realizu.

Me lujt kufiri në këto pjesë atëherë do të lëvizin kufijtë në të gjtha viset në rajon thotë Rifat Jashari. Jashari thotë se e dëshirojmë bashkimin e Luginës me Kosovë sepse ata janë gjak i joni, janë vëllezërit e motrat e tona, edhe ata ishin pjesmarrës në luftën e Kosovës, edhe ata kanë derdh gjak për çlirimin e Kosovës, edhe ata kanë Luftuar në Luginë të Preshevës.

Andaj lutemi që një ditë të na e mundësojë Zoti që edhe ne të bashkohemi, nëse nuk e gëzoj këtë unë, së paku brezat që vinë pas nesh të jenë të bashkuar si komb ka thënë për portalin preshevacom Rifat Jashari, përfaqësuesi i familjes Jasharaj në Prekaz./presheva.com/