SHPËRNDAJE

Udovicki-Kryetaret

Përfaqësuesit politik të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës sot në një takim me Zv.Kryeministren dhe Ministren e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Kori Udoviqki, zyrtarisht kërkuan vazhdimin e dialogut me Qeverinë e Serbisë, me qëllim të integrimit të komunitetit shqiptar në institucionet shtetërore të Serbisë, konfirmoi deputeti në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

“Përshtypja është se kërkesa jonë u miratua nga Zv.Kryeministrja Udoviçki, por do të shohim se si do të reagojë qeveria”, tha Kamberi i cili sot në Bujanoc mori pjesë në takimin e përfaqësuesve të qeverisë serbe dhe përfaqësuesve të komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Ai në deklaratën e tij për Anadolu Agency (AA), vlerësoi se me hapjen e kapitullit 23, për hyrjen në BE, Serbia detyrohet të ndërmarrë diçka në lidhje me çështjen e pakicave kombëtare, rrjedhimisht edhe me shqiptarët.

“Integrimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore është një temë që zvarritet që nga viti 2001 dhe absolutisht nuk ka asnjë progres, edhe pse qeveria e RFJ-së apo Serbia ka përgatitur një program të veçantë masash për përmirësimin e situatës në këto komuna”, tha Kamberi, duke ritheksuar se që nga viti 2013 me iniciativë të OSBE-së me Kryeministrin e Serbisë ranë dakord për planin konkret që në një periudhë tre mujore të diskutohet dhe vlerësohet ajo që është bërë, por se dialogu dhe vlerësimet deri më tani nuk janë bërë.

Kamberi ka theksuar se të gjitha temat janë brenda “Planit shtatë pikësh” (përfaqësimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore, rimëkëmbja ekonomike e të tre komunave, përdorimi zyrtar i gjuhës, alfabetit dhe simboleve kombëtare, decentralizimit të gjyqësorit, arsimit, kulturës dhe medias, shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale si dhe sigurisë dhe masat për krijimin e besimit në këtë rajon), për zgjidhje urgjente, por që ende duhet të jemi realist dhe të shohim se çfarë mund të bëhet tani.

“Për ne është fillimi i bisedimeve, pastaj edhe marrëveshja konkrete rreth asaj çfarë mund të bëhet. Zhvillimi ekonomik është tema që duhet të ketë vëmendje të veçantë”, tha ai, duke shtuar se në bazë të asaj që është bërë deri tani nuk mund të jetë optimist dhe se sot asgjë konkrete nuk është arritur.

Dialogu është rruga e vetme, ka nevojë për rikthimin e besimit

Kori Udoviqki, me përfaqësuesit e qeverisë lokale të komunave të Bujanovcit, Preshevës dhe Medvegjës biseduan për përmirësimin e punës së vetëqeverisjes lokale.

Ajo shprehu kënaqësinë që ju dha rasti që të ulet së bashku në tryezë me ta dhe se dialogu është mënyra e vetme për të zgjidhur problemet e këtij rajoni.

Si shembull të mirë të zgjidhjes së problemeve përmes dialogut, Udoviqki shprehu kënaqësinë për miratimin e marrëveshjes për emërtimin e rrugëve në Bujanoc, pëlqimin e së cilës e dha kjo ministri.

Zv.Kryeministrja serbe, siç thuhet nga kabineti i saj, shprehu mirëkuptim për problemet me planin “Kadrovik”, teksteve shkollore dhe financimit të komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, edhe pse nuk është kompetente për këto pyetje, ka thënë se kjo “Qeveri është mbi rrota” dhe se është e sigurt se me forca të përbashkëta do të arrijnë deri tek zgjidhja më e mirë për të gjithë qytetarët.

“Jemi të detyruar të rregullojmë mënyrën e veprimit dhe shpërndarjen e përgjegjësive në të gjitha nivelet e qeverisë dhe të mos frenojmë në marrjen e vendimeve të rëndësishme për qytetarët tanë. Detyrohemi të rikthejmë besimin dhe të përmirësojmë bashkëpunimin, pa të cilin nuk ka mundësi të zgjidhjes së problemit.

“Ne së pari duhet të besojmë se e ardhmja është stabile, se do të punohet racionalisht, atëherë do të pasojnë investimet”, tha Udoviqki e cila vizitoi Serbinë jugore.

Kryetari i trupit Koordinues të qeverisë serbe për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq ka shprehur kënaqësinë se deputetet e përkatësisë etnike shqiptare shprehën gatishmëri për të rifilluar bisedimet sa më shpejt të jetë e mundur në nivel të qeverisë dhe të tre komunave.

Krerët e partive shqiptare nga Bujanovci, Presheva dhe Medvegja, në fund të nëntorit të vitit të kaluar vendosën të ndërprejnë bisedimet me qeverinë serbe pasi Kuvendi i Serbisë kishte hedhur poshtë ndryshimet për zgjedhjen ligjore të deputetit Riza Halimi nga Partia për Veprim Demokratik (PVD).

Pengesa kryesore qëndron në faktin se sipas të dhënave zyrtare të regjistrimit të fundit në Serbi, në 2011, e cila u bojkotua nga shqiptarët, ndërsa qeveria e Serbisë publikoi zyrtarisht, se në Bujanoc ka 244 shqiptarë, në Preshevë 416, dhe 521 shqiptarë në Medvegjë.