SHPËRNDAJE

Ylli i RnB, Rihanna ka gjetur sozinë e saj dhe ajo është një vogëlushe simpatike, e cila ka habitur të gjithë me ngjashmërinë e madhe që ka me divën e muzikës.

Vet këngëtarja ka publikuar në llogarinë e saj personale të ‘Instagram-it‘ fotografinë e një vogëlusheje e cila ishte kopja e 32-vjeçares.

“Gati ta thyeja telefonin tim. Si është e mundur?”, ka shkruar Rihanna në mbishkrimin e fotografisë.

Fotografia e vajzës ka shokuar të gjithë për ngjashmërinë e madhe që ajo kishte me këngëtaren nga Barbadosi.

Foto ka marr miliona pëlqime dhe mijëra komente brenda një kohe të shkurtë dhe është bërë virale në internet.