SHPËRNDAJE

Duke shfrytëzuar projekcionet e të punësuarve dhe të dhënat e pagave nga Enti amerikan për punësim, Insajedi i biznesit ka përpiluar një listë të 30 vendeve të punës të cilët paguhen mjaft mirë dhe të cilët do të jenë më të kërkuarat në dhjet vitet e fundit. Lista është e dominuar nga profesionet ekonomike, IT dhe  mjekësia. Siç thuhet, ardhmëria e punës shihet si një dritë, të paktën për analistët e punës, menaxherët, mjekët, motrat medicinal dhe programuesit. Në mesin e 30 punëve të cilat do të jenë të kërkuara dhe mirë të paguara në dekadën e ardhshme, janë mjekët, veçanarisht kirurgët, dentistët, instaluesit e ujit, motrat medicinal, udhëheqësit e ndërtimtarisë, agjentët e shitjes, mësimdhënësit, shoferët e kamionëve të rëndë dhe traktorëve. Gjithashtu janë potencuar edhe IT ekspertët, fizoterapeutët, avokatët, menaxherët, ekspertët e marketingut dhe kontabilistët e auditorët. Në krahasim me këto të dhëna, të cilat më shumë vlejnë për metropole se sa për vendet e pazhvilluara, në rajonin tonë situata është shumë më ndryshe. Ligji aktual në fuqi që ka lënë të ngrirë punësimin në sektorin publik dhe institucione të ndryshme vazhdon të jetë një pengesë për shumë të rinjë të kualifikuar të cilët tashmë planet për të ardhmën e tyre nuk i shohin tek ne, ata janë të angazhuar në kurse të gjuhëve të huaja me qëllim që në një të ardhme sa më të afërt ti drejtohen metropoleve Evropiane.

Deri para 2 viteve ndërmarrjet private në komunën e Bujanocit kishin nga 3 deri në 5 të rinjë të cilët kryenin aftësimin në profesione të ndryshme, sikurse edhe punëtorë të cilët mernin një pagë mesatare, por sot kjo ka ndryshuar dukshëm. R.S nga komuna e Bujanocit i cili merret me prodhmin e dyerve dhe dritareve nga PVC dhe Alumini thotë se, ka shum mungesë të punëtorëve edhe pse është në gjendje të paguaj deri në 400 euro për unëtorë me përvojë prap me shumë vështirësi mund të gjejë një të tillë. “Para 3 viteve në puntorinë timë kam patur 2 punëtorë dhe 5 të rinjë të cilët kanë qenë në kryerje të aftësimit, punëtorët i kam paguar nga 350 euro, por me hapjen e vendeve të punës sidomos në Gjermani rinia po ikën dhe mungesa e punëtorëve me përvojë është shum e madhe. Unë nuk po i fajsojë ata sepse gjithkush dëshiron kushte më të mira, ne nuk mund ti paguajmë më shum se 400 euro sepse aq janë mundësit tona” thotë pronari R.S, Sipas tij në mungesë të punëtorëve nuk janë vetëm ndërmarrjet që prodhojnë dyer dhe dritare të PVC, në rrjetet sociale shpesh shohim kur pronarët e kompanive të ndryshme, si ato ndërtimore, kompanit që merren me ngjyrosje, izolim dhe kështu me radhë kërkojnë punëtorë gjë e cila 2 vite më parë ka qenë e kundërta kur punëtorët kanë kërkuar punë edhe përkundër përvojës që kanë patur. Punëdhënësi shpesh ankohen në mungesë të punëtorëve nga ana tjetër nuk janë në gjendje që tu plotësojnë kushtet që punëtorët kërkojnë dhe zgjidhja e vetme i mbetet rruga drejt vendeve të BE-së/presheva.com/