SHPËRNDAJE

Ashtu si pjesa më e madhe në botë, edhe Rita Ora po mundohet të iu përmbahet rregullave që po kërkohen të zbatohen për të parandaluar përapjen e pandemisë COVID-19 që ka shpërthyer në botë e që ka sjellur viktima të shumta.

Këngëtarja e cila po bën thirrje vazhdimisht që të qëndrojnë në shtëpi dhe t’i respektojnë masat e higjienës, thotë se mezi po pret që të udhëtoj, pasi kjo gjendje të ketë tejkaluar.

Teksa po promovon këngën e re “How to be lonely”, Rita ka sjellur një imazh nga pushimet në Xhamajka.

“Oh ajo koha kur shkova në Xhamajka, mezi po pres që të jem në gjendje të udhëtoj përsëri”, ka shkruar Rita.