SHPËRNDAJE

Është një odise e cila ka filluar dy vite e gjysmë më parë, ndërkaq ka përfunduar në humbje të lëndës në gjykatë. (Ish) Kryetari i PVD-së, Riza Halimi në maj të vitit 2017 ka aktivizuar institucionet gjyqësore serbe për të dënuar presheva.com në raportimet lidhur me polemikat e tij të shumëta me kompaninë “Solid”.

Halimi si kurrë më parë në historin e Luginës së Preshevës, ka përkthyer në gjuhën shqipe të gjitha mendimet e lira të lexuesve tanë të postuara në rrjetin social Facebook, për të shtuar edhe më tej presionin dhe për ti vërtetuar akuzat e tij ndaj presheva.com, ndërsa perfiditeti ka vazhduar me “Zivi u Svajcarsku” (jeton në Zvicër) dhe komente të tjera tek emrat e dorëzuar me akt akuzë të cilët janë përdorur për ta vërtetuar se kinse (ish) kryetari i PVD-së Halimi se është i kërcnuar. Për mos ti dhënë hapësirë akuzave të pabaza të kryetarit Halimi në deponuara në gjykatën serbe, presheva.com pati vendosur të mos publikoj rastin deri në verdiktin e fundit të gjykatës. Sot aktakuza e kryetarit Halimi bie, duke u vlerësuar si një tentativë për të mbyllur mediumin e parë shqiptarë në Luginën e Preshevës.