SHPËRNDAJE

DiMateo
Si trajneri i shkëlqyer Roberto Di Mateo ka treguar qysh me Chelsea kur fitoi Ligën e kampionëve, dhe këtë e ka vërtetuar shumë herë kundër ekipeve të mëdha.

Schalke e tij ka qenë shumë afër kualifikimit në çerekfinale, edhe pse ishte në mangësi të dy lojtarëve të rëndësishëm, edhe pse humbi ndeshjen e parë me rezultat 2:0.

Schalke kundër Realit gjuajti 10 herë në gol.

Ky trajner e filloi karierën e tij tek MK Dons, e vazhdoi tek WBA e tek Chelsea, por sot mund të lavdërohet se ka mposhtur ekipet si: Bayern Munchen, Real Madrid, Barcelona, Manchester City, Arsenal dhe Dortmund.

Nuk ka shumë trajner si Di Mateo që i ka shkuar për dore ky fakt..