SHPËRNDAJE

Roma është gati për një goditje të radhës, pasi është afër për ta mbyllur marrëveshjen me Barcelonën për blerjen e sulmuesit Carles Perez.

Ai pritet të zbarkojë nesër në Romë dhe pasi të kalojë vizitat mjekësore, do të nënshkruajë me klubin verdhekuq.

Perez nuk po gjente hapësira te Barcelona ndaj drejtuesit katalanë pranuan ofertën e Romës për ta dhënë në huazim me detyrim blerjeje për një shifër totale prej 15 milionë eurosh.

Ndërkohë në orët e ardhshme pritet të mbërrijë në kryeqytetin italian edhe mesfushori i Elches, Gonzalo Villar, që pasi të kalojë testet mjekësore, do të nënshkruajë për 4 sezone e gjysmë me skuadrën verdhekuqe.

Me këto afrime trajneri Fonseca mund të ndihet i plotësuar, pasi këtë sezon skuadra ka vuajtur shumë shkaku i mungesave.