SHPËRNDAJE

Messi-CR7

Favorit për ta shënuar golin e parë në ndeshjen e së dielës mes Barcelonës dhe Real Madridi sipas bastoreve sportive është…
E gjithë vëmendje e sportdashësve tashmë është te ndeshja e viti mes Barcelonës dhe Real Madridit, e cila do të luhet në dielën në Camp Nou.

Kurse, shumë njerëz tashmë kanë filluar të vënë basket se kush do ta shënoj golin e parë në këtë ndeshje.

Favorit për ta shënuar golin e parë në ndeshjen e së dielës sipas bastoreve sportive është Lionel Messi, i cili ka kuotën 4.33.

Ndërsa, Cristiano Ronaldo ka kuotën prej 7 eurove nëse realizon për 0:1 të dielën, raporton e përditshmja sportive madrilene AS.

Luis Suarez nëse shënon për 1:0 ka kuotë 5.25 euro, derisa Neymar e ka 5.75. Ndërsa, Karim Benzema ka kuotën 9 për të realizuar golin e avantazhit të dielën.