SHPËRNDAJE
Ai u bë baba për herë të katërt kur e dashura e tij Georgina Rodriguez lindi vajzën e tyre Alana Martina një vit më pare.

Dhe Cristiano Ronaldo, 34 vjeç, pati edhe më shumë arsye për të buzëqeshur të hënën, kur ai u prezantua në prestigjiozen Marca Legend për arritjet e tij në futboll – dhe kishte partneren e tij magjepsës prej tre vjetësh pranë tij.

Sulmuesi portugez, i cili aktualisht luan për klubin italian Juventus, e përqafoi me dashuri Georginan, 25 vjeç, teksa pozoi me krenari me trofeun e tij të mirënjohur gjatë një ceremonie prezantimi në Madrid.

Bukuroshja brune Georgina dukej po aq magjepsëse me rastin e festës, duke dalë në një fustan me mëngë, të cilën ajo e bashkoi me taka të përshtatshme.

Në këtë veshje me fustan të ngushtë ra në sy barku i rrumbullakosur i modeles, dhe menjëher filluan dyshimet për një shtatzani të saj, nga mediat.

Mbetet të shihet në vazhdim se a do ta konfirmojnë këtë lajm të mirë vetë çifti.