SHPËRNDAJE

Cristiano Ronaldo më në fund ka zbuluar fjalët që i tha Matthijs de Ligt në finalen e Ligës së Kombeve që u zhvillua në mes të Portugalisë dhe Holandës.

Kombëtarja portugeze triumfoi në garën më të re të themeluar nga UEFA, derisa pesë herë fituesi i Topit të Artë i ishte afruar mbrojtësit holandez që ta ftonte te Zonja e Vjetër.

Ylli 34-vjeçar ka zbuluar mbrëmë në ceremoninë e pranimit të çmimit ‘Marca Legend’, se kishte bërë pakëz shkak me 19-vjeçarit, duke e ftuar që të kalonte nga Ajaxi në Torino.

“Pas ndeshjes i jam afruar Matthijsit dhe i kam thënë: “Po shoh që të gjithë po flasin për të ardhmen tënde, pse nuk po vjen te Juventusi? Ishte vetëm një shaka, unë nuk kam pasur peshë në zgjedhjen e tij”, ka zbuluar Ronaldo.

De Ligt në këtë muaj e kompletoi kalimin te kamponi i Serie A-së nga Ajaxi për 85 milionë euro, e që meritat për këtë marrëveshje i atribuohen më shumë Ronaldos.