SHPËRNDAJE

Cristiano Ronaldo shënoi dy gola nga penalltia në ndeshjen ndaj Fiorentinës, derisa portieri Bartlomiej Dragowski kishte thënë se e di se si gjuan portugezi.

Juventusi fitoi 3-0 ndaj Violas në kuadër të javës së 22-të në Serie A, derisa edhe Matthijs de Ligt ishte në listën e realizatorëve.

Ylli portugez arriti që me sukses të shënonte dy herë nga pika e bardhë, ndërsa portieri i Fiorentinës kishte deklaruar para ndeshjes se e di si gjuan pesë herë fituesi i Topit të Artë.

“E kam studiuar Ronaldon dhe e di si i gjuan penalltitë. Nuk do ju tregoj juve, pasi ai mund ta dëgjojë këtë që po e them unë dhe mund ta ndryshojë”, kishte thënë Dragowksi.

Por, portugezi arriti që lehtas të shënonte në portën e tij, e që shkoi në 50 gola në fanellën e Zonjës së Vjetër.