SHPËRNDAJE

Ministri Shtetëror për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë Michaell Roth, ka lëshuar kritika drejt autoriteteve hungareze për dhënien e azilit politik për ish-kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevski.

Ai shkruan se e drejta për azil është e drejtë njerëzore, ndërsa shton se BE duhet të bëhet bashkësi e vlerave demokrative dhe evropiane “E drejta për azil është e drejtë njerëzore. Kjo është akt humanitar për të përndjekurit politik, por jo edhe për mikun e shefit të qeverisë për t’i ikur drejtësisë.

BE duhet të bëhet bashkësi e vlerave demokratike”, shkruan Roth në Twitter. Përndryshe, pasi u arratis nga Maqedonia, Nikolla Gruevski dorëzoi kërkesë për azil politik, ndërsa disa ditë më pas shteti i Hungarisë ia miratoi kërkesën.