SHPËRNDAJE

Rreth gjashtë persona u sulmuan në një përleshje mbrëmë në një anije udhëtimi.

Familjet ikën pasi sulmuesit përdornin mobilje dhe pjata si armë, në anijen P & O, e cila kishte lënë Bergen në Norvegji.

Tre burra dhe tre gra u sulmuan gjatë përleshjes, sipas Policisë së Hampshires.

“Dy njerëz, një 43 vjeçar dhe një grua 41-vjeçare, të dy nga Chigëell, Essex, janë arrestuar me dyshimin për sulme dhe janë aktualisht në paraburgim policor”.

Përleshja besohet të ketë filluar në anijen e kompanisë Britannia gjatë orëve të hershme të 26 korrikut, transmeton Indeksonline.

Në atë kohë anija po udhëtonte nga Bergen në Southampton.

“Kishte gjak kudo”, kishtë thënë një dëshmitarë.

Të gjithë udhëtarët janë zbarkuar, dhe tani çështja është në duar të policisë lokale. Detektivët po vazhdojnë të hetojnë shkakun e përleshjes.