SHPËRNDAJE

Hava Jashari është motra e madhe e Adem e Hamëz Jasharit, flet për jetesën e pastaj ndarjen me ta.

Jeta e tyre si fëmijë ishte e mbushur përplot momente lumturie.

Duke u rritur në një familje të madhe, me frymën e atdhedashurisë, motra e madhe e komandantit Adem Jashari, Hava Jashari, mban mend shumë nga to.

Në brengat e tyre të përditshme edhe dhjetra vite më parë, kur ishin fëmijë, nuk kishte munguar asnjëherë ajo për rrezikun që i kanosej Kosovës.

Të rritur me ndjenjen e krenarisë dhe dashurisë ndaj flamurit, kjo familje do shëndrrohej në simbolin e lirisë së vendit.

Për jetën e saj si fëmijë, bashkë me vëllëzërit e motrat, ajo ka rrëfyer për T7 në ditën kur nis të shënohet Epopeja e UCK-së.

E madhja e shtëpisë së Shaban Jasharit e kujton babain e saj dhe angazhimin e tij si mësues.

75-vjeçarja ka qenë pjesë e rezistencës që familja e saj ka bërë vazhdimisht ndaj ushtrisë serbe.

Motra e Adem e Hamëz Jasharit, kujton edhe dy sulmet e para që iu bën shtëpisë së familjes së saj, para 5 marsit të vitit 1998.

Bëhet fjalë për sulmin e parë më 1991, e pastaj edhe sulmin e janarit të vitit 1998.

E pyetur për ditën kur policia serbe kishte rrethuar familjen Jashari në Prekaz, Hava tregon si kishte kuptuar që bashkëfamiljarët të saj ishin shuar, para 22 vitesh.

Motra e heroit të Kosovës, Adem Jasharit që u bë simbol I lirisë së Kosovës nuk heziton të flas edhe për ndjenjat që e kaplojnë pothuajse ccdo ditë e më shumë në data të shënuara, tash kur kanë kaluar më shumë se dy dekada prej kur lufta e ndau atë nga më të dashurit.