SHPËRNDAJE

Disa pamje të publikuara thuhet se tregojnë një alpiniste të moshuar në Kaliforni duke u shpëtuar nga ekipet e shpëtimit të cilët shkuan me një helikopter, kur ajo kishte humbur kontrollin dhe gati të binte nga një lartësi.

Sipas mediave të huaja,incidenti ndodhi rreth orës 4.30 pasdite të shtunën në Rubio Canyon, një destinacion i njohur për ecje në veri të Pasadena, California.

Siç bëhet e ditur, e gjitha ndodhi kur një çift i moshuar po shëtisnin në zonë kur disi i “dolën” gjurmëve.

Një nga anëtarët e shpëtimit u ul nga helikopteri i Shpëtimit Ajror dhe ishte në gjendje të kapte gruan, në momentin kur ajo rrezikonte të binte poshtë.

Për fat të mirë, ajo bashkë me burrin e saj pësuan vetëm lëndime të vogla sa që refuzuan edhe trajtimin mjekësor.

Rescue at Rubio Falls

LA County Fire is responding to a couple needing help in Rubio Canyon, located in Altadena. bit.ly/2RqZTPV

Gepostet von Fox 11 Los Angeles am Samstag, 25. Januar 2020