SHPËRNDAJE

Rritje të mjeteve nga buxheti komunal ka patur në pozicione të caktuara si në sferën kultur, rini dhe sport.

Për Bibliotekën e qytetit ka patur rritje për 24 përqind duke ndarë mjete në vlerën prej 18.5 milion dinarë, lajmin e ka konfirmuar për portalin preshevacom kryetari Shqiprim Arifi.

Për Shtëpinë e Kulturës dhe Teatrin nga 17 milion dinarë sa kishin më herët tani mjetet janë rritur për 32 përqind.

Ndërsa në Qendrën Sportive nga 9 milion dinarë sa i kishin të planifikuara nga pushtetet e kaluara kjo vlerë është rritur për 17 përqind duke arritur në 13 milion dinarë.

Kurse buxheti i zyrës për të rinjë nga 500.000 dinarë sa kishte vlerë simbolike më herët tani ajo ka mjete prej 3.8 milion dinarë ose 77 përqind më shumë se në vitet 2013-2016.

Vlen të përmendet se edhe për Organizatat Joqeveritare subvencionet vjetore kapin shumën prej 6 milion dinarë apo 63 përqind më shumë në dallim me vite e kaluara, thotë kryetari Arifi.

Shqiprim Arifi ka deklaruar se pushteti që ai drejton fokus e kanë të shërbimin e qytetarëve./presheva.com/