SHPËRNDAJE

Një numër gjithmonë e më i madh amerikanësh po i zvogëlojnë përmasat e hapësirave të banimit. Për këta njerëz është koha e shtëpive të vogla, që mund të mbërrijnë edhe me pak se 40 metra katrorë dhe e kërkesave minimaliste.

Revolucioni i shtëpive të tilla, që përfshin ato të ngritura mbi themele por edhe ato të lëvizshme me rrota, ka nisur në fakt disa dekada me parë, por kriza financiare e vitit 2008-të i dha një shtysë të re. Një prej faktorëve kryesorë që i shtyn njerëzit drejt kësaj zgjedhjeje është kostoja, ku një e tille e mobiluar, mund të shkojë tek 50.000 dollarë, që është shumë më pak sesa vilat në periferi.

“Me krizën e strehimit dhe ndërtesa të vjetra përreth nesh; është thjesht e vështirë të gjesh një banesë të mirë më çmim të volitshëm”, tha një qytetar.

Marcus Stoltzfus, drejtor shitjesh dhe marketingu për Liberation Tiny Homes, thotë se përgjatë 40 viteve të fundit, në disa pjesë të vendit, njerëzit kanë nisur ta kuptojnë se të jetosh më me pak është me avantazhuese për stilin tënd të jetesës. Pavarësisht përfitimeve, lëvizja për shtëpitë e vogla nuk është përhapur edhe aq shumë dhe mendohet se numri i këtyre lloj shtëpive në SHBA nuk kapërcen 10.000.