SHPËRNDAJE

Ka filluar realizimi i projektit në rrugën Vëllezrit Frashëri. Projekti për këtë rrugë realizohet në kuadër të Planit iIvestiv. Në këtë rrugë do të bëhet rregullimi i infarstrukturës për Universitetin i cili tani do të jetë në hapje e sipër.

Xhelal Hasani, kryeshef i drejtoratit për infrastruktur dhe çështje banesore për portalin preshevacom ka deklaruar se ka pasur kërkesë të kahmotshme nga banorët e kësaj lagjeje që kjo rrugë të asfaltohet.

Përmes rebalancit të dytë të buxhetit është futur ky Plan Investiv dhe tashmë do të realizohet projekti në fjalë ku do të bëhet edhe rregullimi i kanalizimeve për ujrat atmosferike. Punimet sipas z.Hasani do të realizohen ditëve në vijim ndërsa afati i paraparë deri në përfundimin e kësaj rruge do të jetë deri në fund të këti viti.

Ky projekt kap vlerën afro 5 milion dinarë pa tatimin në vlerën e shtuar. Gjatësia e kësaj rruge është afro 600m ndërsa gjerësia prej 5m.