SHPËRNDAJE

Këngëtaret me prejadhje shqiptare kanë arritur që të deportojnë furishëm në skenën muzikore botërore.

Ka disa emra që kanë bërë bujë të madhe me këngët e tyre në arenën ndërkombëtare, aty ku konkurenca është tepër e madhe dhe mundësia për tu afirmuar të paraqitet vetëm nëse ke shumë talent dhe punon fort.

Këtë e kanë arritur disa këngëtare si : Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha apo tashmë edhe Ava Max që me disa këngë ka arritur të marrë vëmendjen e publikut.

Duke marrë parasysh rrugëtimin e tyre, mund të themi se është Dua Lipa këngëtarja më e suksesshme, pasi hapat e parë të muzikës dhe shfaqjes së talentit i ka pasur në Kosovë, për të deportuar pastaj në arenën ndërkombëtare.

Rita, Bebe dhe Ava Max janë të lindura dhe të rritura jashtë Kosovës, andaj mundësitë për të paraqitur talentin e tyre kanë qenë më të hapura.

E në ditët e sotme suksesi po matet edhe me anë të ndjekësve nëpër rrjetet sociale siç është edhe Instagrami.

Edhe në Instagram kryeson dukshëm Dua Lipa, e cila numëron mbi 32 milion ndjekës,e pasuar nga Rita Ora e cila ka mbi 15 milion ndjekës, pastaj vjen Bebe Rexha që ndiqet nga më shumë se 8 milion ndjekës dhe e fundit pasi që edhe është në fillimet e saj është Ava Max poashtu me origjinë shqiptare.