SHPËRNDAJE

Ambasadori britanik Ruairi O’Connell, i është gëzuar fitores së përfaqësueses së Kosovës në futboll me rezultat 4:0 ndaj Azerbajxhanit.

O’Connell madje ka bërë një reagim të jashtëzakonshëm duke shprehur një dëshirë se ka ëndërr që të paktën 1% të bëjë për Britaninë, aq sa ka bërë ish-Kryetari i ndjerë i Federatës së Futbollit të Kosovës  Fadil Vokrri si dhe Driton Kuka, trajneri i xhudistes Majlinda Kelmendi.

”Ëndrra ime është të bej për vendin tim 1% ç’ka kanë bërë Fadil Vokrri dhe Driton Kuka për vendin e tyre”.