SHPËRNDAJE

BerlinStadium
Nëse jeni në grupin e atyre që mund ti lejoni vetes të shkoni për ta shikuar finalen në ligën e kampionëve, atherë me siguri se do të ju interesoj se sa kushton bileta në kontigjentin e parë.

UEFA ka paralajmëruar fillimin e shitjes së kontigjentit të parë të biletave për finalen e ligës së kampionëve që luhet me 6 qershor në Stadiumin Olimpik të Berlinit.

Adhuruesit e futbollit që duan të jenë pjesë e finales në ligën e kampionëve mund të aplikojnë për biletë nga dita e enjte ora 12. UEFA online do ti shesë 6000 bileta nga gjithsejt 46.000.

Biletat tjera e kapacitetit të plotë prej 70.500 shikuesve do ti ndahen finalistëve, ndërsa një pjesë do ti takoj sponzorëve dhe organizatorëve të finales.

Nëse dëshironi të uleni në vendet më të mira, atherë duhet të paguani 390 euro. Ato nga kategoria e dytë janë 280 euro ndërsa nga kategoria e tretë kushtojnë 160 euro. Çmimi për kategorinë e fundit kushton 70 euro.

Ka edhe lehtësira për bileta në paketë, nëse një person i rritur merr me vete një fëmijë atherë bileta nga kategoria e dytë kushton 140 euro. /preshevaa.com/