SHPËRNDAJE

Agim Sabedini këshilltarë nga radhët e PDSH-së në Asamblenë Komunale të Preshevës, lidhur me ftesën e ministrit të Jashtën të Shqipërisë Gent Cakaj që i ka dërguar liderëve shqiptarë të Luginës së Preshevës ka thënë se, kjo nuk duhet të jetë një ftesë për ti unifikuar liderët për zgjedhje Parlamentare, kur vet Sërbia nuk i ka shpallur këto zgjedhje.

Sabedini ka thënë se, “na i paskan thirr përfaqësuesit politik të Luginës, ministri i Jashtem i Shqiperise. Uroj ti ketë thirrë për të biseduar për gjendjen e rëndë të banorëve të kësaj pjese të shkëputur shqipëtare, duke ju ofruar ndihmën e nevojshme për zgjedhjen e problemeve me të cilët ballafaqohemi çdo ditë.

Dhashtë Zoti të mos jetë arsyeja e ftesës ajo që po përflitet, pra kërkesa për unifikim në zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Akoma pa filluar përgatitja për zgjedhje nga vet shteti serb, të interesohet ministria e jashtme shqipetare, kjo është një veprim i pakuptimt (për të mos përdorur fjali më të rënda)” ka thënë Sabedini.

Sabedini është Pro unifikimit të faktorit politik shqiptarë, por për Bojkot të zgjedhjeve Parlamentare në Sërbi.

Sipas disa deklaratave të fundit të dala nga partia më e madhe që qeveris në Sërbi, gjegjësisht partia e presidentit Vuçiç, zgjedhjet parlamentare por edhe ato lokale në Sërbi mund të shpallen në periudhën nga 22 marsi deri më 5 prill 2020./presheva.com/