8.9 C
Presevo, Serbia
29.10.2020
Ballina Lifestyle Sakrifica e stafit shëndetësor në Wuhan, punojnë pandërprerë dhe nuk kanë kohë...

Sakrifica e stafit shëndetësor në Wuhan, punojnë pandërprerë dhe nuk kanë kohë për gjumë e bukë – përfundojnë duke fjetur në karrige e dysheme

SHPËRNDAJE

Këto foto tregojnë plagët dhe lodhjen në fytyrë të punonjësve shëndetësorë në qytetin kinez Wuhan, që po bëjnë të pamundurën për të parandaluar zgjerimin e coronavirusit.

Imazhet janë shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale dhe tregojnë sakrificën e mjekëve dhe infermierëve, që po bëjnë gjithçka që të kujdesen sa më mirë për pacientët e sëmurë.

Mediat lokale raportojnë se stafi shëndetësor në Wuhan në lindje të provincës kineze Hubei, janë duke punuar pa orar apo më mirë thënë “non-stop”.

Shumë punonjës janë aq shumë të lodhur sa që përfundojnë duke fjetur nëpër karriget e spitalit, dysheme e shpesh edhe në tualet.

Në mungesë të kohës së lirë, ata qëndrojnë me dhjetëra orë pa ngrënë e pirë e madje shpesh nuk mund të shkojnë as në tualete.

Vazhdimisht detyrohen të bartin maska mbrojtëse në fytyrë të cilat janë aq të ngushta për të parandaluar infeksionin, sa që u lënë shenja në fytyrë.