SHPËRNDAJE

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka thënë se janë bllokuar njohjet për Kosovën për shkak të hapjes së temës së kufijve me Serbinë. Ka thënë se këtë temë e kanë hapur argatët e Serbisë në Prishtinë për ta rrënuar Kosovën dhe kombin shqiptar.

“Nje grusht argatesh te Beogradit ne Prishtine, ne nje akt pabesie dhe thike pas shpine per Kosoven dhe kombin shqiptar, kane marre falmurin e Serbise se madhe dhe e tundin ate ne Prishtine dhe neper bote. Loja me territoret e Kosoves per llogari te Beogradit ka paralizuar faktikisht ne disa aspekte jetike ate, ne veçanti njohjet e saj”, ka shkruar Berisha, në Facebook, pas një takimi me profesorët e Departamentit të Gazetarisë në UP.

Sipas tij, i vetmi person që e mbështetë shkëmbimin e territoreve dhe ndarjen e Kosovës në Shqipëri është Kryeministri Edi Rama.

“Eshte tejet pozitiv fakti qe kete projekt ogurzi ne boten shqiptare nuk e mbeshtet njeri perveç Edvin Kristaq Rames. Ate e kane kundershtuar te gjitha forcat politike te Kosoves por mungesa e marrjes se pergjegjesive per zgjedhjen e nje ekipi perfaqesues ne negociata te te gjithe spektrit politik, pa argatet e Beogradit, ka bere te mundur qe keta albanofobe, keta Miladinere shqipfoles apo Rrahman Morinë te sotem te luajne me fatet e saj”, ka shtuar ai.

Temën e korrigjimit dhe ndryshimit të kufijve është duke e çuar përpara Presidenti Hashim Thaçi, prej fillimit të këtij viti. Në fund të vitit të kaluar i kishte dështuar ideja për ta zhbërë Gjykatën Speciale derisa edhe për temën e ndryshimit të kufijve i kanë dalë kundër të gjitha partitë politike në Kosovë, përfshirë edhe PDK’në.