SHPËRNDAJE

Tek një i ri 19-vjeçarë i cili është i vendoisur në Qendrën e pranimit të migrantëve në Preshevë është konfirmuar virusi korona, ka deklaruar drejtori i Shtëpisë së shëndetit në Preshevë Driton Salihu.

Sipas tij, i riu është paraqitur në kovid ambulantën në Preshevë më 27 gusht ku përmes testit të shpejtë ka rezultuar pozitiv ndaj virusit korona dhe më pas është shtruar në spitalin e Vranjës.
Deri më tani, nuk ka pasur raste të virusit korona në Qendrat e pranimit të migrantëve në jug të Sërbisë./Presheva.com/