SHPËRNDAJE

Drejtori i Shtëpisë së shëndetit në Preshevë Driton Salihu donacionin në vlerë prej 500.000 eurove të dhuruar nga Qeveria e Kosovës e vlerëson shum të rëndësishëm për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Salihu thotë se këto mjete janë dhuruar në kohën e duhur, kur shqiptarët e Luginës kanë nevojë më shumë se kur do herë më parë.

“Shikojeni Pasjanin në komunën e Gjilanit, ajo jo vetëm që është ndërtuar nga Qeveria e Serbisë, po edhe stafi mjeksor vjen nga qytete të ndryshme të Serbisë.
Andaj, unë them se nëse duan të na ndihmojnë, kjo është idea, ky është reciprociteti i duhur për ne”

-Sa do të ndihmojnë në zbutjen e gjndjes ekonomike mjetet në vlerë prej gjysmë milioni euro të ndara nga Qeveria e Kosovës? 

Salihu: Shuma e dhuruar sot nga Qeveria Kurti ka qenë mëse e nevojshme për Luginën e Preshevës, edhe pse nëse shikohet kjo me shumën që Qeveria e Serbisë dhuron për serbët në Kosovë nuk mund të krahasohet, por sidoqoftë krahasuar me atë se sa ka nevojë Lugina për ndihmë janë të mirëseardhura.

Mbetemi me shpresë se kjo nismë shumë domethënëse ka thyer akullin në aspektin e përkrahjes se R. Kosovës ndaj bashkombasve të tyre në Luginë.

-Në periudhën e pandemis në të cilën po gjendemi, ku do të duhet të dedikoheshin më shumë këto mjete?

Salihu: Unë tani nuk mund ta dij sa duhet investime, por Lugina e Preshevës momentalisht ka mëse nevojë për një spital rajonal të përbashkët për Preshevën dhe Bujanocit.

Mendoj se rreth 60.000 persona që kanë sigurim shëndetsorë në këto dy qytete shihet qartë se sa është e nevojshme.

Shikojeni Pasjanin në komunën e Gjilanit, ajo jo vetëm që është ndërtuar nga Qeveria e Serbisë, po edhe stafi mjeksor vjen nga qytete të ndryshme të Serbisë.

Andaj, unë them se nëse duan të na ndihmojnë, kjo është idea, ky është reciprociteti i duhur për ne.

Investimet e tilla do të kenë ndikim shum pozitiv edhe në ruajtjen e popullatës shqiptarë në Luginë, gjegjësisht parandalimin e migrimit të rinisë.

-Në disa deklarata tuaja jeni shprehur të pa shpresë për ndihmën nga qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë, sa ndikuan këto thirrje në veshët e tyre?

Salihu: Po tashmë javën e fundit në intervistat e mia si në gazetat Insajderi, Shneta, TV Dukagjinin, Bota sot e disa media gjithnjë e kam cek mos interesimin e dy qeverive shqiptare për Luginën e Preshevës, andaj edhe në këto pak ditë, kjo shumë ka shfaq një shpresë se një ditë me njëmend do të ndihmohen shqiptarët e Luginës e jo siç them unë, të përdoren për politika ditore.

Unë janë mëse i bundur se kjo nuk do të mbetet vetëm me këtë shumë, do të kemi investime edhe në zhvillimin e përgjithshëm në Luginë të Preshevës duke patur parasysh se shqiptarët e këtushëm janë një provim për dy qeveritë kundrejt politikave më madhore, sidomos bisedimet Prishtinë-Beograd të cilat doemos do të fillojnë pas stabilizimit të situatës.

-Pas 100.000 eurove vite më parë që ndanë dy qeveritë shqiptare, kjo është ndihma e dytë më serioze që vjen nga Kosova. Sa mendoni se do ta nxisë kjo iniciativë edhe Shqipërinë që të ndërmarrë hapa të tilla?

Salihu: Po kjo ndihmë tashmë nga Qeveria e Kosovës, shpresoj që do të nxit edhe Qeverinë e Shqipërisë të na ndihmoj, edhe pse në fund të vitit të kaluar unë i kam bërë të qarta kërkesat tona gjatë vizitës sime në Ministrinë e shëndetësisë në Tiranë.

Por, megjithatë ky është një mesazh i fortë i R.Kosovës drejtuar R. Shqipërisë.

-Po Sërbinë a do ta zgjojnë nga gjumi?

Salihu: Presheva ngec sa i përket shëndetësisë në Preshevë. Ne jemi mangut me kuadro mjeksore, është Presheva e cila në 5 vitet e fundit nuk ka marë asnjë vend të vetëm të ri pune nga Ministria e shëndetësisë edhe pse ne kemi bërë me dhjetra kërkesa, por kjo nuk ndodh.

Nuk besoj se Qeveria e Sërbisë do të qëndrojë e heshtuar ndaj kësaj ndihme të Qeverisë së Kosovës e cila i dhuroi Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, të paktën do ta obligojë që në të ardhmën ti shyrtojë më seriozisht kërkesat tona./presheva.com/