SHPËRNDAJE

Kryetari i kuvendit, Sami Salihu ka vizituar fermerin vendës në fshatin Gosponicë i cili ruan 25 krerë lopë.

Gjatë kësaj vizite Salihu ka inkurajuar Ademin për punën që bën ku njëherit edhe ka premtuar se fermerët në komunën e Preshevës do të mbështeten edhe nga pushteti lokal përmes subvencioneve.

Në profilin e tijë në fb kryetari Sami Salihu shkruan:

Ademin nuk besoj se e njef çdokush, por mendoj që shumë shpejt do të bëhet një sipërmarrës i suksesshëm. Në vizitë te shtalla e tij në fshatin Gosponicë, ku ai rrit dhe përkujdeset për 25 krerë lopë.

Ademi menaxhon me kujdes dhe siguri fermën e tij. Veprimtaria si blegëtor për Ademin është një burim jetësor dhe fitimprurës.

Një shembull i përkryer dhe inspirues për shumë të rinj për të mos e parë emigrimin si zgjidhjen e vetme.Ferma e tij dhe përkushtimi i tij serioz shërben si një shkollë për blegëtorët e rinj dhe jo vetëm, në vendin tonë.

Admiroj guximin dhe vullnetin e këtij njeriu, që fatin e tij nuk e ka lidhur me të tjerët, duke mos ndenjur duarkryq është vetëpunësuar duke u bërë i zoti i vetëvehtes.

Duke e ditur që veprimtarinë tij e kryen në një zonë që po zbrazet dita ditës, iu zotova që ai por edhe cilidoqoftë bujk apo blegëtor me vullnet të mirë, do te ketë përkrahjen time qoftë në formë të subvencioneve, qoftë me mjete, sipas nevojës shkruan kështu në fb kryetari i kuvendit, Sami Salihu./presheva.com/