SHPËRNDAJE

Rahovicasit u tubuan gjatë kësaj fundjave tek penda e Rahovicës. Këshilli organizativ organizoi program muzikorë dhe lojra sportive për nder të bashkëatdhetarëve tanë. Kryetari i kuvendit, Sami Salihu i ka shoqëruar bashkëvendësit e tijë me të cilët pati rastin që të bisedojnë për problematikat dhe sfidat me të cilat përballet sot vendi ynë.

Salihu për potalin tonë ka deklaruar se në këto takime të përbashkëta kanë diskutuar rreth mundësive për përmirësimin e situatës dhe jetës.

Ai ka thënë se nuk duhet harruar asnjëherë se përkrahja e mërgatës ishte e shumëllojshme dhe e pakursyer deri në vetëmohim. Ishte një takim me një atmosferë tejet miqësore dhe u cilësua si shumë i frytshëm nga të pranishmit ka vleësuar kështu kryetari i kuvendit, Sami Salihu.

Si kryetar i kuvendit dhe si mik i juaj shprehi falënderimet dhe mirënjohjen më të lartë njerëzore ka thënë Salihu./presheva.com/