SHPËRNDAJE

Kryetari i kuvendit komunal të Preshevës, Sami Salihu ka treguar një gjest human duke iu përgjigjur ftesës për dhurim gjaku.

Në shenjë vullnetare ai ka dhuruar gjak në kuadër të akcionit me moton “Dhuro gjak – ndreqja ditën vehtes dhe të tjerëve” në kryqin e kuq lokal në Preshevë.

Përmes dhurimit të gjakut shpëtojmë jetën e dikujt ka thënë kryetari Salihu.

Kryqi i kuq lokal në Preshevë gjatë vitit kalendarik në kuadër të programit të punës organizon aksione për dhurim gjaku./presheva.com/