SHPËRNDAJE

Sami Salihu,Kryetar i Kuvendit Komunal në Preshevë në tryezën e bisedimeve në Prishtinë lidhur me temën: ”Loja me kufij- Luftë apo zgjidhje në Ballkan ka thënë se pacunueshmëria e territorit të Kosovës është e pa prekshme, nuk do të ketë shkëmbim territoresh. Kosova duhet të jetë e pa cenueshme në kufijtë e saj.

Ideja e z.Thaçi tek ne dhe gjithë spektrin politikë në Luginë është përkthyese e shkëmbimit të territoreve andaj kjo ide e shkëmbimit të popullatës nuk pinë ujë, nuk e beson kush e ska as për tu besuar, ka thënë ndër të tjera z. Salihu. Ne si spektër politikë jemi brymosur në dy dekadat e fundit që pacenueshmëria e kufirit të Kosovës është gurë stabiliteti në të gjithë Ballkanin.

Sipas kryetarit të kuvendit, Sami Salihu prosperiteti i shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ardhmëria dhe garantimi që i takon në tokën e tyre,nuk janë çështje kufish dhe përkatësie territoriale të shteteve të caktuara por ato janë të drejta që duhet kërkuar në çdo mjet demokratik dhe të civilizuar e që disponojnë si pjesë e qenësishme e kësaj Evrope që kërkojnë aq shumë të integrohen.

Në pyetjen e parashtruar nga organizatorët se a do ta jep Serbia, Luginën e Preshevës pa këmbyer diçka me territore z.Salihu është shprehur skeptik lidhur me këtë çështje duke deklaruar se Serbinë siç e njohim, kjo është një çështje tërësisht e pa mundur dhe thënë të drejtën është sikur të besosh në Babadimër e që nuk dihet se çfarë fshihet prapa saj dhe sa është serioz z.Thaçi se kur e ka hedhur këtë ide.

E gjithë kjo duket si një luftë donkishoteske, imagjinare me mullitë e erës./Presheva.com/