SHPËRNDAJE

Për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, viti shkollor fillon të hënën, më 24 shkurt, ndërsa ditët e humbura nuk do të kompensohen të Shtunave.

Ministria e Arsimit u ka rekomanduar drejtorëve të shkollave që orët e humbura të kompensohen gjatë javës së punës si paraorë ose me zgjatjen e orëve në 60 minuta, pasi të shtunave do të ketë gara të shumta.

Ministri i Arsimit Mlladen Sarçeviç ka thënë dje se në bazë të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik “Dr Millan Jovanoviç Batut”, numri i personave të sëmurë me grip është zvogëluar për rreth 50% dhe se ky trend po vazhdon, dhe se janë plotësuar kushtet si në Vojvodinë ashtu edhe në Serbinë Qendrore që nxënësit të fillojnë mësimin.

Të kujtojmë se në Vojvodinë, për shkak të epidemisë së gripit, procesi arsimorë në shkolla është ndërprenë nga 12 deri më 21 shkurt, ndërsa për nxënësit në pjesën tjetër të Serbisë, pjesa e dytë e pushimit të dimrit është vazhduar edhe për një javë.

Nxënësit pushimin tjetër do ta kenë gjatë pushimit të pranverës, i cili për nxënësit e shkollave fillore fillon më 13 prill, ndërsa për nxënësit e shkollave të mesme më 15 prill.

Maturantët e gjimnazit shkollën e përfundojnë në 22 maj, nxënës të vitit të fundit të shkollave profesionale tre vjeçare dhe katër vjeçare më 29 maj, ndërsa të gjithë nxënësit tjerë të shkollave të mesme mësimin e përfundojnë më 19 qershor.

Për nxënësit e klasës së tetë, viti shkollor përfundon më 2 qershor, ndërsa për nxënësit nga klasa e parë deri në të shtatën më 16 qershor./presheva.com/