SHPËRNDAJE

Nxënësit e klasëve të teta të shkllave fillore në fund të vitit provimin përfundimtar do ta kryejnë sipas modelit të ri, dhe plotësisht ndryshe do të jetë edhe mënyra kontrollimit të testeve të tyre.

Një gjë të tillë e ka bërë publike për të përditshmen “Novosti”  Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik Mlladen Sarçeviç

Në përgatitje e sipër është një model i ri i provimit të Maturës së vogël, sipas të cilit detyrat e matematikës dhe gjuhës serbe, gjegjësisht gjuhës amtare duhet të mbeten të ngjashme me ato të tanishmet, ndërsa testi tjetër do të dukej ndryshe.

Sipas gjitha gjasave testi i kombinuar me detyrat nga fizika, kimia, biologjia, historia dhe gjeografia nuk do të mbetet, por në ofertë do të jenë dy ose tre teste të ndryshme, dhe fëmijët do t’i zgjedhin ato sipas preferencave dhe interesave të tyre në arsimin e mëtutjeshëm.

Për shembull, nëse dikush është i interesuar në shkencat shoqërore, shpjegon ministri, ai mund të përzgjedh testin me pyetje nga lënda e  gjeografis dhe historis.

E njëjta gjë do të ishte edhe për shkencat natyrore. “Modeli përfundimtar nuk është definuar ende, por ekipi i ekspertëve po punonë në këtë drejtim” ka shpjeguar Ministri Sarçeviç.

“Risia tjetër është mënyrë e kontrollimit të testeve nga e cila duam të përjashtojmë sa më shumë faktorin njerëzor. Testet e kryera do të skanohen dhe kontrollohen automatikisht me ndihmën e softverëve specialë të cilët janë në përpunim e sipër.

Në praktikë, kjo do të thotë që nga të gjitha shkollat në Serbi, testet do të arrijnë në administratën e shkollave qëndrore, ku do të skanohen dhe dërgohen në Beograd për kontrollë.

Ministri thekson se të gjitha administratat e 17 shkollave qëndrore do të marrin skanues për të përpunuar testet. Kështu testet e skanuar do ti kontrollojë dhe vlerësojë programi kompjuterik.

“Synimi është të minimizojmë mundësinë e manipulimit, rritjes së poenave dhe gabimeve në vlerësime” ka theksuar bashkëbiseduesi.

“Fakulteti i Shkencave Organizative është duke punuar në softverin të cilin do ta përdorim për vlerësimin e provimit përfundimtar (Maturës së vogës). Qendra e kontrollimit sipas gjitha gjasave do të jetë në një nga shkollat e reja në Beograd.

Ministri gjithashtu ka paralajmëruar edhe risi në printimin e testeve, me qëllim që të zvoglohet mundësia që detyrat të “zbulohen” sikurse ndodhi vitin e kaluar. Ministri gjithashtu ka thënë se edhe transporti i testeve nuk do të jetë si më parë./presheva.com/