SHPËRNDAJE

Juventusi ka humbur me rezultat 3-2 nga Tottenhami në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të International Champions Cup në National Stadium të Singaporit.

Zonja e Vjetër ka zhvilluar ndeshjen e tyre të parë këtë sezon dhe ky ishte një debutim me humbje për trajnerin e ri Maurizio Sarri dhe për transferimet e reja si Adrien Rabiot, Matthijs de Ligt dhe Merih Demiral që luajtën në pjesën e dytë.

View image on TwitterView image on TwitterView image on TwitterView image on Twitter
Pjesa e parë e ndeshjes i takoi për një nuancë skuadrës londineze, ku përveç rasteve të krijuara arritën të gjejnë edhe golin.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 30-të të ndeshjes dhe ishte argjentinas

Erik Lamela, i cili shënoi për 1-0.

View image on Twitter
Në pjesën e dytë, Juventusi arriti të kthehet në lojë duke gjetur edhe dy gola të shpejt për të kaluar në epërsi.

Fillimisht ishte i kthyeri nga huazimi Gonzalo Higuain (56′), i cili shënoi për 1-1, ndërsa Cristiano Ronaldo (60′) shënoi për epërsinë 2-1.

Festa e Bianconerëve nuk zgjati shumë pasi braziliani Lucas Moura u përkujdes në minutën e 65-të të barazoj rezultatin në 2-2, ndërsa në minutat shtesë ishte Harry Kane, i cili me një gol nga gjysma e fushës vulosi rezultatin përfundimtar 3-2.

Në ndeshjen e radhës, Juventusi do të luajë ndaj Interit të mërkurën, ndërsa Tottenhami të enjten ndaj Manchester Unitedit.