SHPËRNDAJE

Laboratorët e institucioneve private shëndetësore do të fillojnë me testimin e qytetarëve për praninë e koronavirusit sa më shpejt që të jetë e mundur, u tha për Politika në Asociacionin e Institucioneve Shëndetësore Private dhe Praktikave Private të Serbisë, përcjell presheva.com.

Shoqata deklaron se marrëveshjet për testimin serologjik, i ashtuquajturi test i shpejtë, u finalizuan të martën, pasi u informuan se sipas përfundimit të Qeverisë së Serbisë, institucionet private shëndetësore ishin aprovuar për të blerë teste nga RFZO.

“Ne presim që brenda 48 orëve më së voni, laboratorët privatë që janë të interesuar të ofrojnë këtë shërbim do të marrin përsipër testet dhe do të fillojnë të bëjnë testime për antitrupa”, thekson Shoqata./presheva.com/