SHPËRNDAJE

Ndihma e re shtetërore në formën e pagesës së 60 përqind të pagës minimale praktikisht do të thot si më poshtë:

Shteti secilit punëtorë të punësuar tek ndërmarrësi do ti jepë 18,000 dinarë, si dhe në ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, që është 60 përqind e pagës minimale mujore.

Shteti do të mbulonte pjesërisht pagat në sektorin privat për muajt korrik dhe gusht, potencoi mbrëmë Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiç, duke folur për paketën e re, gjegjësisht të dytën me radhë të mbështetjes nga shtetit.

“Ne duam ti japim ndihmë financiare shtesë. Nga parukierët, këpucëtarët, deri te njerzit që kanë kompanitë e tyre private për prodhimin e mobiljeve.

Kjo është masa më e gjerë dhe më fantastike,” ka porositur  Vuçiç.

Vlenë të theksohet se shteti më parë ka mbështetur ekonominë me tri paga mujore minimale.

E para në llogaritë e kompanisë është paguar në fillim të majit, e dyta më 4 qershor dhe e treta më 7 korrik.

Kompanitë e mëdha kanë marrë tri herë nga 15,000 dinarë për secilin punëtor, ndërsa të gjithë të tjerët kanë marrë nga 30,000 dinarë, gjegjësisht nga një pagë të plotë minimale.

Të drejtën në këtë formë të ndihmës e kanë patur Kompanitë për të gjithë punëtorët e lajmëruar, gjegjësisht për punonjësit që kishin kontratë pune, kontratë me kohë të caktuar ose të përhershme.

Gjithashtu në të njetën mënyrë janë trajtuar edhe punëtorët me kohë të plotë ose me kohë të pjesshme të punës./presheva.com/