SHPËRNDAJE

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka uruar lidershipin e unifikuar të Luginës së Preshevës dhe fitoren 4 deputetëve në Parlamentin e Serbisë

“Urime shqiptarë! Alternativa Demokratike Shqiptare , Partia për Veprim Demokratik, Partia Demokratike, Lëvizja për Reforma, Lëvizja e Progresit Demokratik kanë fituar 4 deputetë sot në zgjedhjet parlamentare të Serbisë!
Te bashkuar arritën suksesin.

Urojmë t’i përfaqësojnë denjësisht shqiptarët!
Gjithmonë kur bashkohen shqiptarët, dalin fitimtarë! Urime Luginës së Preshevës! Ziadin Sela”, është shprehur ai.