SHPËRNDAJE

Provimet përfundimtarë për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme po mbahen gjatë kësaj jave.

Të hënën është mbajtur provimi nga lënda e gjuhës shqipe, ndërsa sot testi i kombinuar. Për procesin e mbajtjes së provimeve përfundimtare në aspektin teknik të gjithat shkollat e komunës së Preshevës kanë realizuar parapërgatitjet teknike konform rregullave të dërguara nga ministria e arsimit, tha kështu për portalin preshevacom kryetari i aktivit të drejtorëve të arsimit parashkollorë, fillorë dhe të mesëm, Gafur Hyseni.

Afro 400 nxënës të arsimit fillorë në komunën e Preshevës i nënshtrohet provimit përfundimtarë për tu regjistruar në shkollat e mesme në drejtime të caktuara. Testet dhe aspekti procedural për provimet përfundimtare nuk kanë ndryshuar në dallim me vitin që kemi lënë pas sepse edhe këtë viti nxënësit ju nënshtrohen testeve në lëndën e gjuhës shqipe, matematikë dhe testi i kombinuar që përbëhet nga pesë lëndë arsimore ka thënë drejtori Hyseni.

Sipas Hysenit publikimi i rezutateve të provimit përfundimtraë do të bëhet gjatë javës që vjen por në mënyrë preliminare jo publike. Hyseni ka konfirmuar se provimi përfundimtar nga lënda e matematikës i paraparë për ditën e djeshme në ora 9.00 është shtyrë për ditën e enjte me vendim të ministrisë së arsimit.

Gafur Hyseni në deklaratën publike nxënësve u ka dëshiruar suksese në provimet pranuese./presheva.com/