SHPËRNDAJE

Serbët e veriut kanë marrë dritën e gjelbër nga Beogradi për të ndërmarrë një varg veprimesh radikale në komunat veriore të Kosovës. Sipas disa burimeve me urdhër të Milan Radojiçiqit të katër kryetarët e komunave veriore, përfshirë drejtoritë komunale dhe asamblistët, do të japin dorëheqje me qëllim të paralizojnë jetën institucionale.

Dorëheqjet pastaj pritet të prekin edhe Policinë e Kosovës. Për më shumë, sipas të njëjtave burimeve, serbët po planifikojnë t’u kthehen barrikadave për të pamundësuar edhe qasjen fizike të shtetit të Kosovës atje.