SHPËRNDAJE

Prostituta

Vajza nga Nishi, Krushevci, Vranja dhe Beogradi ka vite që qëndrojnë në qytete të ndryshme të Kosovës, ku për shërbimet e tyre seksuale paguhen 20 dollarë.
Sipas të përditshmes serbe “Novosti”, para se gjithash ato prostituojnë me ushtarët e KFOR-it, por edhe me shqiptarët, derisa nuk bëjnë dallim ndërmjet tyre, e rëndësishme është që të paguhen, transmeton Indeksonline.
“Vajzat nga pjesa jugore dhe perëndimore e Serbisë i sigurojnë serbët, të cilët kanë lidhje me shqiptarët në Kosovë, të cilët i marrin, u sigurojnë strehim dhe ushqim por edhe klientët”, shkruan “Novosti”.
“Më së shumti serbe ka në hotel ‘Grand’ Në Prishtinë, por në mbrëmje mund të shihen edhe rrugëve, ku hapur ofrojnë shërbimet e tyre”, i ka shkruar një serb me nofkën ‘Vranjevac’ kësaj të përditshme dhe i cili thotë se është mirë i inkuadruar në këtë ‘biznes’ në Kosovë.
Ai thotë se në vitet e fundit “shqiptarët e kanë bartur prostitucionin në kuadër të shtëpive dhe banesave private, në mënyrë që mos të zbulohen”.
“Kohëve të fundit shumë beogradase të reja vijnë individualisht në Kosovë, vendosen në hotel dhe nisen ta bëjnë zanatin me të vjetër në botë”, ka thënë për “Novosti” një person nga Vranja. Sipas tij, serbet i kanë ulur tarifat e shërbimeve, nga 50 në 20 dollarë.
Sipas kësaj gazete që thirret në këtë person, gjatë prostituimit, këto vajza nuk insistojnë që burrat të jenë të ‘mbrojtur’. “Në anën tjetër, shqiptaret nuk futen në krevat pa qenë meshkujt të mbrojtur”, thekson tutje gazeta.