SHPËRNDAJE

Në Zubin- Potok në pikë të ditës, në orë 15:00, dy persona serbë pas një mosmarrëveshjeje kanë sulmuar një person tjëtër qe i kanë shkaktuar lëndime trupore.

Për këtë rast janë arrestuar 2 persona.

“Zubin-Potok 29.01.2020-15:00. Janë arrestuar dy (2) të dyshuar meshkuj k-serbë, pasi që ata pas një mosmarrëveshjeje kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull k-serb, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit lirohen, rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.