SHPËRNDAJE

Serbia ndoshta do të kërkojë test të detyrueshëm PCR dhe karantinë 14-ditore për të huajt që hyjnë në Serbi nga disa vende të caktuara këtë javë, shkruajnë mediat serbe, transmeton presheva.com.

Stafi i Krizave për luftën kundër Corona virusit thonë se lista e vendeve për të cilat do të futet karantina nuk është përpiluar ende.

“Është e nevojshme të shikohet situata epidemiologjike për secilën prej tyre, e pastaj të merret një vendim në bazë të kësaj,” thonë në shtab./presheva.com/