SHPËRNDAJE

Serbia është e gatshme të hapë dhe të fillojë transportin ajror më 18 maj, tha sot në mëngjes Zëvendës Kryeministri dhe Ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës Zorana Mihajlovic, duke shtuar se megjithatë ai do të varet nga vendet e tjera të BE-së dhe kur vendet e tjera do të lejojnë fluturimet të aeroporteve të saj, përcjell presheva.com.

“Ne nuk i mbyllëm aeroportet, por fluturimet e rregullta u anuluan kudo. Aeroporti i Beogradit ishte i hapur gjatë gjendjes së jashtëzakonshme sepse ne po japim ndihmë humanitare dhe po kthejmë qytetarët tanë nga vendet e tjera. Propozimi ynë është që të hapim transportin ajror të pasagjerëve në 18 Maj dhe fluturimet nga Aeroporti Nikolla Tesla, si dhe aeroportet Nish dhe Kraljevo”, tha Mihajlovic./presheva.com/